Publikime
Përfundon rinovimi i ambienteve pranë plazhit
Gjatë periudhës pranverore u ndërmorën një sërë ndërhyrjesh për përmirësimin e kushteve në Shtëpinë e Pushimit Kavalishenca. Shëtitorja kryesore, e rrethuar nga palmat, është rikonstruktuar tërësisht.
Gjithashtu janë përmirësuar ndriçimi, gjelbërimi dhe hapësirat çlodhëse, duke synuar një përvojë sa më komode për vizitorët.