Publikime
Nis sezoni veror 2026 në Shtëpinë e Pushimit Kavalishenca
Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kavalishenca në Durrës, ka nisur zyrtarisht sezonin veror 2026. Ambientet pranë bregdetit janë përgatitur me kujdes për të pritur punonjësit e MPB dhe familjet e tyre gjatë muajve të verës.
Struktura ofron dhoma të rinovuara, hapësira çlodhëse nën hijen e palmave dhe akses të drejtpërdrejtë në plazh. Rezervimet kryhen pranë sekretarisë sipas orareve të përcaktuara.